BallinaJetëKurioziteteTNjihuni me burrin më të fuqishëm në botë(Foto/Video)

TNjihuni me burrin më të fuqishëm në botë(Foto/Video)

Të ngjajshme

​Nagavci: Zgjedhjet e reja janë të panevojshme dhe nuk sjellin rezultat

Shefja e grupit parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci...

Scaloni: Do të bëjë gjithçka që Messi të jetë në Botëror

Argjentina po synon ta mbrojë titullin e tyre në...

Miratohet buxheti i Zubin Potokut në Komision, pritet procedimi në Kuvend

Komisioni për Buxhet ka dhënë dritën jeshile për buxhetin...

Brian Shaw për të katërtën herë ka fituar titullin e njeriut më të fuqishëm në botë. Edhe pse 35-vjeç, ai thotë se është në formën më të mirë fizike.

Për shkak të fuqisë së madhe që e posedon edhe trupit masiv plot muskuj, ka fituar epitetin e njeriut “Mal”, dhe natyrisht se të gjithë pajtohen që një nofkë e tillë i shkon për shtati, transmeton Telegrafi.

Për ta ruajtur kondicionin fizik si dhe muskujt, Brian Shaw gjatë një dite konsumon hiq më pak se 12 mijë kalori. Dy vite më parë ai konsumonte nga 10 mijë kalori në ditë, por tani e ka kuptuar që i duhen më shumë që ta mbaj tempon e jetës e në veçanti fizikusin e tij.

Në mëngjes ai hanë të paktën tetë vezë, por nganjëherë ndodh që i ha edhe më shumë. Përveç mëngjesit shumë kalorik, ai i ha edhe gjashtë shujta tjera, kurse gjatë ditës i pëlqen të ha edhe një kilogram mish, kryesisht të lopës.

Por, kur e krahasojmë me sportistët tjerë që janë të njohur si “gurman”, vetëm atëherë mund ta kuptojmë se çfarë apetiti ka ky njeri.

Aktori i mirënjohur Arnold Schwarzeneger në vitet e tij të arta ka konsumuar në ditë deri në 5 mijë kalori, Dwayne Johson i njohur si “The Rock” konsumon deri në 5.500 kalori, kurse një çiklist që merr pjesë në garën Tour de France rreth 8 mijë kalori.

Madje edhe notuesi amerikan Michael Phelps konsumon deri në 9 mijë kalori, që i bie të konsumoi 3 mijë kalori më pak sesa Shaw.

Pasi që shpesh e pyesin se si ushqehet dhe sa shumë ushqim hanë gjatë ditës, Shaë ka vendosur t’i tregoj adhuruesve të tij një ditë në kuzhinë.

Ai ka realizuar një video në të cilën në detaje tregon planin e ushqimit dhe e shpjegon mirë se nga çfarë përbëhen ushqimet e tij, dhe nëse ju intereson ta dini se si ushqehet njeriu më i fuqishëm në botë, atëherë patjetër duhet ta shikoni videon. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz