back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeTjetër figurë e rëndësishme e PDK-së del “PRO” që Fatmir Limaj të...

Tjetër figurë e rëndësishme e PDK-së del “PRO” që Fatmir Limaj të jetë në listën për deputet

Të ngjajshme

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Paralajmëron eksperti amerikan, Kupchan: Marrëdhëniet Kosovë–ShBA në një pikë të ulët

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në...

Pothuajse 64 mijë votues nga diaspora të regjistruar — afati mbyllet nesër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka mbetur...

Deklarata e mbrëmshme e Fatmir Limajt se nevojitet vetëm një minutë për t’u arritur marrëveshja me PDK-në për të garuar në listë të përbashkët për zgjedhjet e 28 dhjetorit ka nxitur reagime të shumta.

Pas disa figurave të PDK-së, sikurse Ramiz Lladrovci, për marrëveshje politike dhe futjen në listë për deputet të Fatmir Limajt ka dalë me qendrim pro edhe kryetari i Vushtrrisë që vjen nga PDK, Ferit Idrizi.

Ferit Idrizi n e ka arsyetuar qendrimin pro futjes në listën e PDK-së të Fatmir Limajt, duke thënë se përgatitja për fitore kërkon bashkëpunime strategjike dhe koalicione, me qëllim të rritjes së forcës politike dhe të votës së re.

Lidhur me këtë çështje, qëndrimi im mbetet i palëkundur: unë jam plotësisht pro që z. Fatmir Limaj të përfshihet si kandidat në listën e PDK-së, në bazë të një marrëveshjeje të mirëfilltë politike. Arsyeja është e qartë: përgatitja për fitore kërkon bashkëpunime strategjike dhe koalicione, me qëllim të rritjes së forcës politike dhe të votës së re për Partinë Demokratike të Kosovës. Përfshirja e tij në listë do të nënkuptonte: pasurim të listës zgjedhore, zgjerim të potencialit elektoral, shtim të votave të përgjithshme, dhe, si rezultat, rritje të numrit të deputetëve të PDK-së në Kuvendin e Kosovës“, ka thënë Ferit Idrizi për Veriu.info.

I pari i Vushtrrisë thotë se sipas bindjes së tij, futja e Limajt në listën e PDK-së është një vendim me kuptim politik, vlerë strategjike dhe interes të qartë elektoral për partinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz