BallinaTiranë, goditet rrjeti i heroinës, prangosen nëntë persona nga policia

Tiranë, goditet rrjeti i heroinës, prangosen nëntë persona nga policia

Të ngjajshme

“Për 7 vjet mund të bëhesh milioner”

Sipërmarrësi Ardian Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin...

Mungesa e karburantit rrit çmimet e biletave/ Mbyllja e Hormuzit paraqet rreziqe të mëdha për mungesë karburanti

Aeroportet evropiane rrezikojnë një “mungesë sistemike” të karburantit për...

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet së shpejti

Donald Trump ka postuar sërish në Truth Social ndërsa...

Nisin bisedimet SHBA-Iran, zbulohen detaje mbi delegacionet në Islamabad

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë konfirmon...

Nëntë persona kanë rënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia e Kryeqytetit, pasi dyshohen si shpërndarës të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë.

Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë ka finalizuar operacionin “Qiraja” pas një hetimi 2-vjeçar.

Të arrestuarit janë Ilia Elezi, 57 vjeç, Grigor Baloshi, 53 vjeç, Gjergj Kolvani, 45 vjeç, Blendi Spaho, 39 vjeç, Gentian Hoxha, 32 vjeç Armando Dangëllia, 33 vjeç, Myzejen Nuzi, 39 vjeç Feliks Dangëllia, 32 vjeç dhe Megi Maknori, 22 vjeç, të gjithë me banim në Tiranë.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim shtetasit B.M dhe R.U, të cilët rezultojnë të jenë pjesë e këtij grupi kriminal, ndërsa janë proceduar edhe 6 persona të tjerë.

Gjatë finalizimit të këtij operacioni u sekuestruan 2 automjete me të cilat kryhej aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndëve narkotike, një sasi prej rreth 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike Heroinë, një peshore rreth 10 gramë metadon, 16 telefona celulare dhe karta telefoni, shuma prej rreth 1.000.000 lekë.

Ky grup kriminal aktivitetin e tij e shtrinte në qytetin e Tiranës në zonën e Kombinatit, Unaza e re, Yzberisht, parku i Autobuzave, si dhe në qytetet Durrës, Fier dhe Vlorë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz