Për një shije akoma më të veçantë, provoni t’a përgatisni tiramisunë me çokollatë të bardhë. Përbërësit janë shumë të thjeshtë dhe mënyra e përgatitjes poashtu.
Përbërësit:
200g çokollatë (e shkrirë)
1/2 filxhan kafe e përgatitur ( + 2 lugë gjelle)
3 vezë
1/4 filxhan çaji sheqer
300ml krem kuzhine
8 biskota
Kakao dhe çokollatë e bardhë për servirje
Përgatitja:
Shtoni çokollatën dhe kafen e përgatitur në një tas dhe vendoseni mbi një enë me valë. Përziejini herë pas here për rreth 5 minuta derisa çokollata të shkrijë. Largojini më pas nga zjarri dhe lërini të ftohen.
Rrihni të kuqet e vezëve dhe sheqerin me një mikser lektrik derisa të merrni një përzierje homogjene. Shtoni më pas çokollatën dhe përziejini që të kombinohen plotësisht.
Duke përdorur mikserin elektrik, rrihni edhe të bardhat e vezëve derisa të formoni një lloj shkume të qëndrueshme. Shtojini tek përbërësit e tjerë dhe përziejini.
Renditni biskotat në një enë dhe shtoni 2 lugë gjelle kafe të përgatitur dhe më pas masën me çokollatë të bardhë.
Vendoseni në frigorifer të ftohet për rreth 2 orë. Spërkateni me kakao dhe copëza çokollate të bardhë. Shërbejeni menjëherë.