back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaSportTifozët e Sadikut trondisin Europën me koreografinë e tyre (VIDEO)

Tifozët e Sadikut trondisin Europën me koreografinë e tyre (VIDEO)

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Legia e Varshavës, ku aktivizohet sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, luajti ditën e djeshme ndaj Astanës në takimin e vlefshëm për turin e tretë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Në fillimin e ndeshjes, tifozët polakë hapën një koreografi tronditëse në kujtim të 160 mijë viktimave duke përfshirë këtu edhe shumë fëmijë, të cilët u vranë gjatë periudhës nga 1 gushti deri në 2 tetor të vitit 1944, në kryengritjen kundër pushtimit të qytetit nga gjermanët.

Në banderolën e hapur nga tifozët shikohet qartë një ushtar nazist, pa fytyrë, i cili i drejton pistoletën në kokë një fëmije, që mban një kepele me flamurin polak.

Përpara fillimit të ndeshjes u mbajt dhe një minutë heshtje nga të dyja skuadrat, ndërsa një këngë patriotike u vendos në stadium.

https://www.youtube.com/watch?v=2A0RkGb403o

Të Fundit

Sport

ShowBiz