Të premten luhet për herë të parë në këtës sezon, derbi i Drenicës.
KF Drenica pret në “Bajram Aliu” të Skënderajt, KF Feronikelin e Drenasit.
Në 10 xhiro të zhvilluara Drenica ka 13 pikë duke u renditur e teta, kurse Feronikeli me 12 pikë renditet e nënta, shkruan Drenicapress.
Ndeshja luhet të premten nga ora 14:00 dhe luhet në Skënderaj.
Tifo-grupi Shqiponjat e Zeza” ka ftuar të gjithë e banorët e Skënderajt me fshatra që ta përkrahin KF Drenicën në duel me KF Feronikeli, apo siq po e quajnë ky tifo-grup, KF Maqorrat!
Ftesa e “Shqiponjave të Zeza”:
A jeni gati edhe dy dit ka mbetur deri te dueli i rajonit kunder KF Maqorrav,ajeni gati ti tregojm krejt kosoves qysh mbeshtetet ekipa e zemres pra te premten ftojm Polacin,Marinen,Kryshefcin,Rezallen,Ticen,Murgen,Brojen,Vajnikun,Padalishten,Prekazin,Klinen,Ternavcin,Kuqicen,Runikun,Aqareven,Baksin,Qirezin,Krasaliqin,Rezallen e Re,Tushilen,Makermalin,Kopiliqin,Mikusplhnicen,tna bashkangjiten ne krijimin e atmosferes sa me madheshtore.
Pra mus harroni te premten ora 13:30 krejt stadium atë dit nuk ka shkoll nuk ka kafe nuk ka femna krejt stadium me i tregu gjith kosoves kush jemi o me ty jemi o me ty mbesim o nuk te lshojm deri sa vdesim o me ty jemi ku do qe shkon forza drenica kampion
Forzaa Drenica