I dyti i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka folur edhe për Qeverinë Teknike.
Sipas tij, kjo po bëhet qëllimisht nga PDK-ja, në mënyrë që ta djegin liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.
“Po duan t’ia bëjnë ngjajshëm sikur më 2014, kur e lanë pa mbështetje politike”, tha ai, transmeton Blic.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të bashkëpunojë me të gjithë, vetëm e vetëm që ta rrëzojë PDK-në, dhe ta çojë, siç tha ai në “skajin e vdekjes”.
