back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeThyhet dhe plaçkitet xhamia në Prishtinë, në ditën e Bajramit

Thyhet dhe plaçkitet xhamia në Prishtinë, në ditën e Bajramit

Të ngjajshme

Australia nderon viktimat e sulmit, Albanese u prit me fishkëllima

Kryeministri i Australisë njofton se po shqyrtohet funksionimi i...

Kur qyteti flet njëzëri: Klinë, pritje madhështore për Ariana Musliu Shoshin (FOTO)

Klinë – Një atmosferë elektrizuese dhe një përkrahje e...

Shtyhen disa ndeshje të Serie A, kjo është arsyeja?

Raundi i 16-të i Serie A ka filluar, por...

Bllok gjithandej, bashkatdhetarët po presin deri në 14-orë në kufirin Hungari-Serbi

Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata në pikat...
- Advertisement -

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur sot, në ditën e Festës së Bajramit, në Prishtinë. Pas faljes së namazit të Fiter Bajramit hajdutët e kanë thyer një xhami.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Tophane.

Disa dëshmitarë i kanë thënë “Zëri.info”, se kur kanë shkuar për ta falur namazin e xhumasë e kanë gjetur të hapur derën e xhamisë.

Dhe, me të hyrë brenda, aty i kanë parë disa mjete të forta të cilat besohet se janë përdorur për ta thyer një kasafortë ku xhemati zakonisht po linte para për të kontribuar në mirëmabjtjen e xhamisë.

“Zëri.info” mëson se nga kasaforta janë vjedhur një shumë e parave që i kishte lënë xhemati për sadaka qe disa ditë, sidomos sot në ditën e Bajramit.

Po ashtu janë vërejtur edhe disa dëme të vogla materiale brenda xhamisë, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga hajdutët në përpjekjet e tyre për të gjetur diçka me vlerë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz