Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, reagon Hoxhaj: Fashiste dhe raciste
dp

Lexo edhePeggy Gou e befasuar me Kosovën: Ishte hera ime e parë këtu, çfarë publiku!

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj e cilësoi këtë gjuhë si fashiste dhe raciste, duke theksuar se ajo përbën një akt që tejkalon çdo vijë të kuqe të bashkëjetesës ndëretnike dhe vlerave demokratike.
Sipas tij, shqiptarët janë faktor shtetformues, kontribuues të palëkundur në stabilitetin dhe rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut, dhe nuk do të lejojnë askënd të nëpërkëmbë dinjitetin e tyre.
“Askush nuk ka të drejtë të luajë me dinjitetin e një kombi që është shtetformues, faktor paqeje dhe partner kyç në rrugën euroatlantike të rajonit”, thekson Hoxhaj në reagimin e tij.

Lexo edhePeggy Gou e befasuar me Kosovën: Ishte hera ime e parë këtu, çfarë publiku!
&;