back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeThirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Të ngjajshme

KEK: Qe një muaj në operim të jashtëzakonshëm – njësia A5 që u ndalë mbrëmë kthehet pas disa ditësh

Korporata Energjetika e Kosovës (KEK), i është përgjigjur kritikave...

Blloku A5 jashtë funksionit nga mbrëmë, KEK tregon kur do të rikthehet në operim

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se blloku A5...

Vritet në Libi djali i Gaddafit

Saif al-Islam Gaddafi, i biri i ish-udhëheqësit libian, Muammar...

Nkunku fiton penallti dhe shënon gol, Milan dyfishon rezultatin ndaj Bolognas (VIDEO)

Milan e ka dyfishuar rezultatin ndaj Bolognas, në 0-2. Sulmuesi...

Një grup aktivistësh/esh, Kolektivi Feminist dhe Përpjekja, kanë bërë thirrje për protestë kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit, protesta do të mbahet këtë të premte, duke nisur nga ora 13:00 pranë ndërtesës së KEDS-it, për të vazhduar më pas drejt Qeverisë së Kosovës.

KESCO ka bërë kërkesë tek Zyra e Rregullatorit për Energji për rritjen e tarifave për 21 për qind. ZRRE, është në proces të shqyrtimit të këtij aplikacioni.

Organizatorët kanë kritikuar KEDS-in dhe Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE), duke i akuzuar për shtrenjtim të vazhdueshëm të faturave të energjisë në kurriz të qytetarëve. Ata theksojnë se që nga viti 2022, çmimi i energjisë elektrike është rritur çdo vit, ndërsa për këtë vit paralajmërohet një rritje e re rreth 20 për qind, pas shtrenjtimit prej 16.1 për qind të vitit të kaluar.

Sipas deklaratës së tyre, qytetarët nuk po paguajnë vetëm koston e energjisë, por edhe humbjet dhe keqmenaxhimin e KEDS-it, ndërkohë që përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës dhe rritje të përgjithshme të kostos së jetesës.

Aktivistët kërkojnë refuzimin e kërkesës së KEDS-it për rritje të çmimeve, nisjen e procesit për rikthimin e KEDS-it në pronësi publike, si dhe përmbushjen e kërkesave të sindikatës.

Ata kanë ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që t’u bashkohen në protestë, duke theksuar se kundërshtimi i shtrenjtimit të energjisë është i domosdoshëm për mbrojtjen e mirëqenies së qytetarëve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz