Ndani një keqardhje për Thierry Henry, i cili ishte në tribuna derisa Arsenali u ”poshtërua” nga Manchester City në ”Emirates’ të enjten mbrëma.
Ish-klubi i Henry preku një tjetër pikë të ulët duke u mposhtur 3-0 në sy të tifozëve të tyre vetëm katër ditë pasi u mposht me të njëjtin rezultat në finalen e Carabao Cup nga i njëjti kundërshtar.
Bernardo Silva, David Silva dhe Leroy Sane realizuan për ta ”poshtëruar” edhe më shumë skuadrën nga Veriu i Lonrës.
Sidoqoftë, Henry zbuloi një storie interesante pas ndeshjes në studion e Sky Sports rreth asaj se sa kërkues ishte Guardiola nga lojtarët e tij në stërvitje.

”Ai kërkon 100% në stërvitje secilën herë, pa marrë parasysh formën e stërvitjes,” tha Henry.
”Kur ju nuk e bëni, ai ndalon stërvitjen dhe shkon brenda. Ai nuk pranon 99.9%, duhet të japësh 100%.
”Ja pse këta djelmosha janë duke bërë këtë është thjeshtë briliante të shohësh këtë.
”Po, në një mënyrë jam i mërzitur sepse Arsenali nuk performoio por ne po shohim një prej nëse jo skuadrën më të mirë që kemi parë ndonjëherë në këtë ligë.” //FutbollFanatik//
