BallinaLajmeLajmet e FunditTherje në Ulpianë, një person përfundon në spital

Therje në Ulpianë, një person përfundon në spital

Një rast therjeje ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Policia ka konfirmuar se një person është lënduar nga një mjet i mprehtë dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se rasti po hetohet dhe është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”. Hetimet rreth rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.

“Sot rreth orës 09 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si lëndim i rëndë trupor”, tha Ahmeti.

- Advertisement -