Friday, July 18, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTherje me thikë në Klinë, dy të dyshuarit ndalohen nga Policia

Therje me thikë në Klinë, dy të dyshuarit ndalohen nga Policia

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për të premten

Të premten, vendi do të përfshihet nga moti kryesisht...

Viti: Policia parandalon kontrabandë me mallra në vlerë mbi 5 mijë euro

Policia e Kosovës ka ndaluar një rast të kontrabandës...

Këto janë 8 golat që i mori Malisheva në Europë nga Vikingur

Malisheva e ka pësuar humbjen më të rëndë në...

SBASHK mban nesër kongresin online dhe konferencë për media në Prishtinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK)...

Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e së hënës në Klinë, ku një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një therjeje me mjet të mprehtë.

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, përkatësisht Stacioni Policor në Klinë, është njoftuar rreth orës 21:20 nga Qendra e Mjekësisë Familjare se një person i plagosur me thikë ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por të dyshuarit nuk janë hasur aty. Pas veprimeve hetimore, ata janë kontaktuar nga hetuesit dhe janë paraqitur vetë në Stacionin Policor në Klinë rreth orës 23:10.

Pas intervistimit nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të lartcekura.

Hetimet mbi rastin janë në zhvillim./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit