Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka raportuar se një punëtor sigurimi në lagjen NIC të Çagllavicës ishte therur me thikë nga dy persona.
Viktima pas sulmit është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit ende nuk janë kapur nga policia, transmeton Express.
Ai ka raportuar në polici se derisa ishte në vendin e punës, gjatë ballafaqimit me dy persona të dyshuar është sulmuar me thikë, ku ka pësuar lëndime trupore.