back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeTheret me thikë një person në parkun e qytetit në Mitrovicë

Theret me thikë një person në parkun e qytetit në Mitrovicë

Të ngjajshme

Thiago Alcantara i ribashkohet stafit të Flick te Barcelona

Ish-mesfushori, Thiago Alcantara vendosi që t’i ribashkohet stafit të...

Nënë e bir grabitës, zbardhen 6 vjedhje në Memaliaj dhe Përmet

Policia e Tepelenës ka finalizuar një operacion për zbardhjen...

Musliu: Shteti i bllokuar për një pozitë pa peshë, Kosova po kalon ditët më të vështira

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete...

Një person është therur me thikë sot në parkun e qytetit në Mitrovicë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë të Jugut, ku njoftoi se një person është sulmuar nga dy persona të dyshuar..

Zahiti, bëri të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore.

“Sot, rreth orës 10:10, është raportuar se në parkun e qytetit në Jug të Mitrovicës, një person është sulmuar nga dy persona të dyshuar. Viktima ka pësuar lëndime trupore, që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjeti të mprehtë”, ka thënë Zahiti.

Ndërsa ka shtuar se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rastin./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz