Theret me thikë një person në Mitrovicë, policia po e heton rastin
dp

Lexo edheBE: Izraeli është pajtuar për të zgjeruar qasjen e Gazës në ndihma

Një person ka mbetur i lënduar pasi është sulmuar me thikë në një përleshje që ka ndodhur sot në Mitrovicë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 11:45, policia në Mitrovicë ka pranuar informatë për një person të lënduar. Bazuar në informatat fillestare bëhet e ditur se viktima m/k/sh, ka kërkuar tretman mjekësor pasi në rrugën “Mbretëresha Teutë” në një përleshje ishte sulmuar nga një person i dyshuar me një mjet të mprehtë”, tha ai.

Lexo edheBE: Izraeli është pajtuar për të zgjeruar qasjen e Gazës në ndihma
Zahiti shtoi se njësitet përkatëse policore janë duke trajtuar rastin.