back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeTheret me thikë një person afër shkollës “Elena Gjika”

Theret me thikë një person afër shkollës “Elena Gjika”

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Një person ka mbetur i lënduar pasi është therur nga një person tjetër në afërsi të shkollës “Elena Gjika”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Rastin për Express, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Sipas tij i dyshuari gjendet në arrati.

Në ndërkohë i lënduari është dërguar për trajtim në QKUK.

“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një person i cili ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I lënduari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast nga informacionet e mbledhura ka identifikuar të dyshuarin e mundshëm dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ai për Express.

Të Fundit

Sport

ShowBiz