Sunday, July 20, 2025
BallinaTeknologjiThemeluesi i Facebook-ut konfirmon rrugën e tij drejt politikës

Themeluesi i Facebook-ut konfirmon rrugën e tij drejt politikës

Të ngjajshme

Chelsea po i bënë gati 55 milionë euro për yllin e ri të Premierligës

 Chelsea po përgatit një ofertë interesante për të tentuar...

Vdekja e një personi në Klinë, policia nis hetimet

Një person ka humbur jetën sot në Klinë. Lajmin për...

Reali propozon një shkëmbim interesant lojtarësh për Ibrahima Konaten

Real Madrid raportohet se po përgatit një marrëveshje shkëmbimi...

KRU Prishtina vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve ilegal

Ujësjellësi Rajonal Prishtina ka vazhduar me aksion për identifikimin...

Mark Zuckerberg, mund të jetë manjati i radhës që synon Shtëpinë e Bardhë? Në fakt Donald Trump ende nuk është ulur në karriken e të parit të SHBA-së, por që tani kanë filluar të spikasin emrat e qeverisë së re të udhëhequr prej tij.

Falë guvernatorit të Nju Jorkut Andrew Cuomo, që TechSot.al ka zbuluar se Zuckerberg mund ta përdorë si trampolinë për të arritur synimet e tij, pas ndihmës që i ka dhënë në fushata të ndryshme bamirësie. Një mundësi e mirë karriere në Uashington për vitin 2017, është cituar edhe nga vet themeluesi i rrjetit social Facebook, permes një postimi online.

Ai shkruan se “Duhet të nisë rrugën për të dëgjuar zërat e të gjithë qytetarëve në të 50 shtetet amerikane”

Babai i Facebook, ka vizituar rreth 30 shtete, por ka ende për të eksploruar brenda 31 dhjetorit 2017. Mark Ka theksuar se falë zhvillimit të teknologjisë i ëhstë dhënë mundësia të njohë njerëz, dhe këtë mundësi thotë se synonm ta shfrytëzojë për të përmirësuar jetesën e qytetarve amerikane, duke kontribuuar në politikat qeveritare përmes zërit të tyre.

Si një mënyrë për të rritur kredibilitetin e figurës së tij, është bërë dhe komentet e mëparshme të tij mbi besimin, ku e cilësonte veten një ateist.
Mark disa muaj më parë takoi Papa Franceskun dhe njërit prej komentuesve, që e pyeste për këtë takim, kur vet Zuckerberg kishte deklaruar se ishte ateist, ai iu përgjigj, “Jo, jam rritur si hebre, dhe më pas kam kaluar disa vite të mira të jetës duke vënë në dyshim cdo gjë, por tani besoj se feja është dicka e rëndësishme“./TechSot.al/

- Advertisement -

Të Fundit