back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeThe Economist: Në Kosovë s’do të ketë vaksinim deri në vitin 2022

The Economist: Në Kosovë s’do të ketë vaksinim deri në vitin 2022

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Disa vaksina anti-koronavirus kanë marrë dritën jeshile nga vendet e botës për përdorim duke bërë kështu që lufta për të blerë ato të rritet në masë të madhe. Pasi vaksina nga kandidati ‘Pfizer’ është autorizuar në Britani dhe ka filluar përdorimi i saj, shtetet e botës filluan të garonin për këtë vaksinë, transmeton Gazeta Metro.

Gara mes shteteve bën që ato më të pasura të sigurojnë doza të mëdha të vaksinës, madje edhe më shumë se numri i banorëve që ato kanë, derisa disa të tjera kanë mbetur prapa në këtë garë.

Kosova është një nga shtetet që në bazë të një raporti të fundit nga ‘The Economist’ është larg vaksinimit masiv, madje ky vaksinim nuk parashihet deri në vitin 2022.

Derisa nga zyrtarët shëndetësor është thënë që janë duke rritur bashkëpunimin me COVAX; organizata e cila merret me shpërndarjen e kësaj vaksine, e vërteta del të jetë ndryshe, pasi vendet e Ballkanit do presin gjatë derisa të marrin vaksinën anti covid.

Në bazë të raportit, vendet e pasura do jenë ato të parat që do marrin vaksinën më herët se të tjerët, e të fundit do jenë vendet e Ballkanit ku bën pjesë edhe Kosova.

Drejtori i botimit përmes një harte tregoi këto të dhëna duke përmendur kështu edhe vendet të cilat do marrin vaksinën brenda 3-4 viteve të ardhshme.

“Vendet e pasura së pari do të kenë akses në vaksinimin masiv. Për vendet e varfra, pritja do të jetë deri në vitin 2024 (në rastet më të mira)”, tha Agathe Demarais.

Të Fundit

Sport

ShowBiz