BallinaThaçi udhëtoi për vizitë zyrtare në Kroaci

Thaçi udhëtoi për vizitë zyrtare në Kroaci

Të ngjajshme

“Team Kosova”, Hoffenheimi publikon “selfien” e 4 yjeve dardanë

Dy ditë më parë është zhvilluar ndeshja e Bundesligës...

Izraeli vazhdon sulmet në Liban

Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor kanë vazhduar edhe...

Rrahën mes vete dy persona në Sekiraçë, njëri pjesëtar i policisë

Një mosmarrëveshje në trafik ka eskaluar në përleshje fizike...

Egli shfaqet krejt natyrale, mahnitë me pamjen

Këngëtarja dhe ish-banorja e ‘BBVA’, Egli Tako po vazhdon...

Superliga vazhdon sot me katër përballje të forta

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot...
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot në një vizitë zyrtare në Kroaci. Në Zagreb, ai do të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues shtetërorë të Kroacisë.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Zagreb, zëvendëskryeministri Thaçi fillimisht do të pritet nga kryetarja e re Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq . Më pas, Thaçi do të zhvillojë takime me kryeministrin kroat, Zoran Milanoviq, dhe me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Vesna Pusiq.
Me përfaqësuesit e shtetit kroat, zëvendëskryeministri Thaçi do të diskutojë një varg temash të rëndësishme. Në fokus të diskutimeve do të jenë perspektiva për integrim evropian të Kosovës, marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë, bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve dhe mbrojtja e pakicave.
Zëvendëskryeministri Thaçi, po ashtu do të zhvillojë një takim edhe me kryeparlamentarin Josip Leko, me të cilin do të bashkëbisedojë për intensifikimin e diplomacisë parlamentare.
Kroacia mbetet një partner strategjik në përpjekjet e Republikës së Kosovës për t’u integruar në NATO dhe Bashkim Evropian. Shteti kroat mbetet promotor i fuqishëm i integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz