back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeThaçi i tha "mos na sill Cecën apo Lepa Brenën në hapjen...

Thaçi i tha “mos na sill Cecën apo Lepa Brenën në hapjen e urës”, përgjigjet Bahtiri

Të ngjajshme

“Çdoherë para festave i gëzojmë më të moshuarit e fëmijët” – Kurti flet për ndarjen e 100 eurove

Kryeministri në detyrë, njëherësh kandidat për kryeministër nga radhët...

Vjosa Osmani merr pjesë në kremtimin e Krishtlindjes në Katedralen “Nënë Tereza”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë...

Kastrati: Problemet me rrymën po prekin shkollat dhe shëndetësinë

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me...

Emërllahu firmos marrëveshjen me klubin ukrainas, FC Polissya

Lindon Emërllahu është bërë me skuadër të re ende...
- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, në një intervistë për Periskopin u është përgjigjur deklaratave ironike të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili kur kishte folur për një koncert të mundshëm të Shakirës për hapjen e Urës së Ibrit, kishte thënë se mjafton që Bahtiri të mos i sillte aty Cecën apo Lepa Brenën.

- Advertisement -

Sipas Bahtirit, Ceca, Lepa Brena apo ndonjë këngëtare shqiptare nuk do të ishin ide e mirë për hapjen e Urës së Ibrit, sepse nuk do të ishin të mirëpritura për qytetarët atje.

Ai pati edhe një porosi për presidentin Thaçi. “Nuk kam koment për këtë. Nuk e di çka ka dashtë me thanë për atë punë. Dua t’i them presidentit e të gjithëve që ta kthejnë kokën nga Mitrovica. Mos të rrinë anash, po t’i bashkohen kryetarit. Se e kanë një kryetar evropian. Duhet t’i bashkojmë forcat që këtë mision ta kryejmë së bashku.

Mendoj se Ceca, Lepa Brena apo ndonjë këngëtare shqiptare nuk do të ishte zgjedhje e mirë, sepse ne duam t’i bashkojmë qytetarët me një yll bote, që do të çonte një mesazh të qartë te qytetarët”, ka thënë Bahtiri për Periskopin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz