HomeThaçi: Të ndërpritet izolimi i padrejtë i Kosovës

Thaçi: Të ndërpritet izolimi i padrejtë i Kosovës

Të ngjajshme

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

Nga dita e sotme, qytetarët do të paguajnë më...

Ish-futbollisti i Milanit arrestohet në Zagreb, dyshohet për një rast korrupsioni

Ish-reprezentuesi i Kroacisë, Dario Simic, është arrestuar mëngjesin e...

Vetëdorëzohet i dyshuari për plagosjen me armë zjarri në Pejë

Një person ka mbetur i plagosur nga arma e...

ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka intensifikuar aktivitetet për...

Rrahu nënën dhe motrën, arrestohet burri nga Fushë Kosova

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet...
Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës në Gjermani iu ka bërë thirrje deputetëve të këtij shteti që të ndërpritet izolimi i Kosovës. Thaçi ka thënë se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në NATO
Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Pata kënaqësinë që në takimin e parë gjatë vizitës në Gjermani të takoj Grupin Parlamentar për Europën Jug-Lindore, i kryesuar nga deputeti Peter Weiss (CDU) dhe ku janë të përfaqësuar të gjitha partitë e Bundestagut. I falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit gjerman për Kosovën, i informova për zhvillimin e Kosovës në konsolidimin e shtetit si dhe u bëra thirrje që të ndërpritet izolimi i padrejtë në të cilin Bashkimi Evropian e ka lënë Kosovën. Para deputetëve theksova se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe se për këtë është e përcaktuar shoqëria kosovare dhe e tërë klasa politike e Kosovës
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz