Thaçi: Të dyja palët e keni keq për islamin ekstrem

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka kërkuar që debati për ekstremizimin fetar në Kosovë të mos përdorët e as komercializohet, duke mos u dhënë të drejtë asnjërës palë të përfshirë në debat, shkruan Gazeta Express.
“Kemi pasur opinione se Kosova është shndërruar në tokë të pëlleshme për ISIS. Debati u nda në ata që thanë se kjo është e vërtetë dhe ata që thonë se kjo është rezultat i islamofobisë. Të dy palët gabojnë që debatin e qojnë në këtë drejtim”, ka thënë Presidenti Thaçi në konferencën e pestë “Interfaith”.
“Ajo që dua të them drejtë është, që gabojmë nëse themi se nuk ka njerëz të tillë dhe që nuk e shikojmë vetën në pasqyrë. Ka pasur element që nga Kosova kanë shkuar atje, por ka 7 muaj që nuk ka shkuar askush nga Kosova në këtë të keqe”, ka shtuar tutje presidenti, transmeton Gazeta Express.

Lexo edhe“KICMOS” nesër më fushatën “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”
Sipas Thaçit, shteti, BIK’u dhe grupet e interesit duhet ti shohin pasojat e gjuhës së urrejtjes, por nuk duhet të lejojnë që agjenda kundër ekstremizmit të shndërrohet në agjenda komerciale.














