Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi po qëndron për një vizitë në Berlin të Gjermanisë.
Ai sot është takuar me homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier ku kanë diskutuar për nënshkrimin e MSA-së.
Postimi i plotë i Thaçit në Facebbok:
Në Berlin, me Ministrin e Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier diskutuam për historinë që e bëmë bashkë me nënshkrimin e MSA-së dhe për hapat e ardhshëm që duhet t’i përmbushim në partneritet. Gjermania mbetet shtyllë e sigurisë dhe garantuese e integrimit tonë në Europë. HTH