BallinaLajmeThaçi: Sot, krenaria është më e madhe se dhimbja

Thaçi: Sot, krenaria është më e madhe se dhimbja

Të ngjajshme

Policia publikon foton e të dyshuarit për mashtrim, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e Kosovës, përmes Njësisë për Hetimin e Krimeve...

Futbollisti italian i bashkohet kampit të kombëtares së Italisë një javë përpara

Sulmuesi i kombëtares së Italisë, Mateo Retegui, është rikthyer...

Picula: Gjendja në Serbi është përkeqësuar, procesi i anëtarësimit në BE ka ngecur

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, vlerësoi...

Flamuri kuqezi ka qenë gjithmonë në zemrat tona si burim i pashtershëm frymëzimi.

Më bën të lumtur dhe krenar kur sot e shoh që valëvitet i lirë dhe në më shumë toka se kurdo herë më parë.

Sot, krenaria është më e madhe se dhimbja për heronjtë tanë, për dëshmorët e martirët. Për Skënderbeun, për Ismail Qemalin e Isa Boletinin, për Bajram Currin e Themistokli Gërmenjin, për Hasan Prishtinën e Marigo Posio, për Shaban Polluzhën e Adem Jasharin, për UÇK-në dhe çdo ushtar të saj, për ata që dhanë jetën për liri dhe ata që e gëzojnë së bashku me ne këtë liri.

Ata janë frymëzimi ynë për të punuar çdo ditë që të ndërtojmë shtete të fuqishme, që brezat që do të vijnë të jetojnë në liri e barazi, dinjitet e prosperitet, shkruan presidenti i Kosovës përmes rrjetit social facebook. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz