BallinaThaçi: Rruga e Kosovës është e pandalshme drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare

Thaçi: Rruga e Kosovës është e pandalshme drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi ka shkruar në Facebook pas votimit në UNESCO ku Kosova nuk u pranuar për 3 vota.

Ai ka thënë se nuk do të ndalen dhe do të aplikojnë sërish dhe ka falënderuar miqtë që e kanë ndihmuar Kosovën në këtë rrugë.

Ky është postimi i Thaçi në Facebook:

Shumica e madhe e shteteve të botës kanë votuar për Kosovën. Fatkeqësisht, për 3 vota nuk fituam shumicën absolute të nevojshme. Për 10 muaj fushatë, si konfidenciale, ashtu edhe të hapur, kemi dhënë maksimumin dhe ç’është me rëndësi edhe qytetarët dhe miqtë e Kosovës dhanë shumë. Rruga e Kosovës është e pandalshme dhe ne do të aplikojmë dhe do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera, përfshirë UNESCO-n edhe një herë. Zoti ju bekoftë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës. HTH

- Advertisement -