BallinaLajmeThaçi reagon menjëherë pas kundërshtimit të Kadri Veselit: Pro korigjimit të kufirit

Thaçi reagon menjëherë pas kundërshtimit të Kadri Veselit: Pro korigjimit të kufirit

Të ngjajshme

Izraeli zgjeron fushatën tokësore në Libanin jugor

Sipas raportimit të Reuters, Izraeli ka hyrë në pjesë...

Takohen Konjufca e Ademi, diskutojnë për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, tentoi të futej në shtëpi nga ballkoni

Anxhela Byku, një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka përsëritur edhe një herë idenë e tij për korigjim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, si marrëveshje finale në fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, presidenti i Kosovës ka deklaruar se është kundër ndarjes së Kosovës në vija etnike.

Sot, gjatë ditës ka reagur edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili ka kundërshtuar idetë e propozuara të Thaçit për ndryshime kufijsh me Serbinë.

“Propozimi im për një zgjidhje paqësore me Serbinë është i qartë: jo ndarjes në vija etnike, por po korigjimit të kufirit dhe njohjes reciproke”, është shprehur Thaçi, në një postim të shkruar në gjuhën angleze, në rrjetin social Twitter.

Deklarata e Thaçit se është i gatshëm që të negociojë me Serbinë korigjimin e kufirit, ka ngjallur reagime në Kosovë. Analistë, intelektualë e politikanë i kanë reaguar Thaçit pas deklaratave të tilla. Madje, për këtë shkak, Thaçi është përfshirë në një debat të hapur me ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz