BallinaLajmeThaçi përdor fuqinë e Presidentit, bllokon emërimet për ambasadorë të koalicionit Haradinaj

Thaçi përdor fuqinë e Presidentit, bllokon emërimet për ambasadorë të koalicionit Haradinaj

Të ngjajshme

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të...

Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayern Muncheni

Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj...

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Gjakata amerikane: Elon Musk mashtroi investitorët në blerjen e Twitter-it

 Një Gjykatë në Kaliforni vendosi se miliarderi Elon Musk...

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, përveç se janë në linja krejtësisht të kundërta sa i përket dialogut me Serbinë, dhe ideve se si duhet të procedohet rreth zgjidhjes finale, jo vetëm se kanë filluar një përballje me deklarata kundër njëri – tjetrit, por edhe duke e përdorur fuqinë që ua japin pozitat e tyre institucionale.

Gazeta Metro, mëson se presidenti Hashim Thaçi, duke përdorur pozitën e tij institucionale, ka vendosur të mos jap nënshkrimin e tij për asnjë nga propozimet për ambasadorë të propozuar nga koalicioni qeverisës.

Thaçi me këtë është duke i treguar koalicionit qeverisës, e në veçanti kryeministrit Haradinaj, se kjo qeveri është e varur nga fuqia e tij politike, jo vetëm përmes disa deputetëve që i kontrollon në Kuvendin e Kosovës, por nga fuqia e tij direkte që ja ofron roli i tij si president i vendit.

Siç edhe dihet, jo zyrtarisht, emërimi i ambasadorëve të Kosovës, ndahet në bazë të marrëveshjeve politike të subjekteve të përfaqësuara në koalicionin qeverisës, njëjtë, pak a shumë sikurse ndarja e pozitave nëpër ministri apo borde.

Mirëpo, te ambasadorët, përveç pajtimit në mes të partnerëve të koalicionit, duhet edhe aprovimi i Presidentit, dhe në këtë pikë Thaçi është duke e përdorur fuqinë e tij.

‘Konflikti’ Thaçi – Haradinaj, tashmë i shfaqur edhe në publik, përmes deklaratave të të dy krerëve të shtetit, tregon se kjo qeveri mund të mos ketë jetë të gjatë, dhe të ketë fatin e qeverive paraprake, duke u rrëzuar para përfundimit të mandatit legal.

Ajo që po deklarohet jozyrtarisht në qarqet brenda koalicionit qeverisës, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme më së largu në pranverën e vitit të ardhshëm. /gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz