Thaçi për vdekjen e babait: Fakti që s’mora pjesë në varrim është një dhimbje që do e mbaj gjithë jetën
dp

Lexo edheLansohet linja e re ajrore Prishtinë–Salzburg, forcohen lidhjet Kosovë–Austri

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së fundi ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur gjermane, FAZ.
Thaçi ka folur edhe për vdekjen e babait të tij, duke thënë se fakti që nuk mori pjesë në varrim, e ka lënduar thellë.
“I vlerësoj shumë fjalët tuaja të mira për vdekjen e babait tim. Ishte një humbje e madhe për familjen time dhe për mua personalisht. Tani ndodhem në vitin e gjashtë të paraburgimit dhe ende pres një vendim gjykate. Fakti që nuk munda të marr pjesë në varrimin e babait tim dhe t’i jap lamtumirën e fundit më ka lënduar thellë, një dhimbje që do ta mbaj gjithë jetën”, ka thënë ai për FAZ:

Lexo edheLansohet linja e re ajrore Prishtinë–Salzburg, forcohen lidhjet Kosovë–Austri