BallinaLajmeThaçi pas aksidentit në Gjilan kërkon të shtohen masat e sigurisë

Thaçi pas aksidentit në Gjilan kërkon të shtohen masat e sigurisë

Të ngjajshme

Presidenti Hashim Thaçi ka shkruar se aksidenti tragjik në Gjilan është ngjarje e hidhur e ditës së sotme, ndërsa kërkon që të shtohen masat e pasigurisë.

Për aksidentin ku mbeti i vdekur një person, ndërsa u lënduan rreth 20 personave, ka reaguar edhe presidenti Thaçi.

“Aksidenti tragjik në Gjilan, ku humbi jetën një qytetar dhe u lënduan shumë të tjerë është ngjarje shumë e hidhur e ditës së sotme. Familjes së të ndjerit i shprehim ngushëllime të thella. Të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet në postimin e Thacit.

Ai në Facebook ka shkruar se dukuria e aksidenteve është bërë shqetësuese dhe kërkon nga institucionet të shtohen masat e sigurisë.

“Dukuria e aksidenteve në komunikacion është shqetësuese. Kërkojmë nga institucionet e sigurisë që t’i rrisin masat e kontrollit, që të mos përsëriten aksidentet tragjike me jetë njerëzish dhe dëme tjera materiale”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, në orët e pasditës një kamion ka humbur kontrollin, duke shkaktuar një aksident tragjik ku mbeti i vdekur Qerim Çoçaj./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz