BallinaLajmeThaçi në Gllogjan: Mbështetjen e ndërkombëtarëve duhet ta ruajmë si sytë e...

Thaçi në Gllogjan: Mbështetjen e ndërkombëtarëve duhet ta ruajmë si sytë e ballit

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Në organizimin e “Epopesë së Dukagjinit” që po mbahet në vendlindjen e kryeministrit Ramush Haradinaj në Gllogjan të Deçanit, pjesëmarrës është edhe presidenti Hashim Thaçi. Në një fjalë rasti në këtë manifestim, presidenti Thaçi, tha se Epopeja e Dukagjinit shënon një kthesë në luftën për liri dhe pavarësi. Duke vlerësuar edhe ndërhyrjen ushtarake të NATO-s dhe mbështetjen e shteteve ndërkombëtare  ku tha se “ përkrahjen e tyre duhet ta ruajmë si sytë e ballit në rrugëtimin tonë në rrugën euroatlantike”, shkruan Gazeta Express.

Ditën e sotme presidenti Hashim Thaçi, e ka cilësuar ditë e rëndësishme dhe historike për Kosovën dhe kombin shqipëtar.

“Në këtë ditë që pas fuqizimit të rezistencës në krye me Adem Jasharin dhe bashkëluftarët e tjerë ndodhi edhe ajo që pritej të ndodhte edhe në Gllogjan. Sulmet ishin të pandërprera kundër forcave të Serbisë, epopeja e Dukagjinit shënon një kthesë në luftën për liri dhe pavarësi. Madhështia i shtohet kësaj date se po këtë ditë më 24 mars 1999 ndërhynë edhe forcat e NATO-s”, tha presidenti, trasnmeton Gazeta Express.

Shtoi se përkrahjen e ndërkombëtarëve duhet ta ruajmë si sytë e ballit.

S”ot kujtojmë me respekt Epopenë e Dukagjinit, dhe vlerësojmë lartë mbështetjen e ndërkombëtarëve që duhet ta ruajmë si sytë e ballit për rrugëtimin tonë në rrugën euroatlantike”, tha Thaçi.

Fjalimin e përfundoi duke ndarë dekorimet “Heroi i Kosovës” për 12 luftëtarë të Dukagjinit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz