back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaKulturëThaçi nderon me medalje Shyhrete Behlulin |Foto

Thaçi nderon me medalje Shyhrete Behlulin |Foto

Të ngjajshme

Presidenti Hashim Thaçi, ka nderuar me Medaljen Presicenciale, këngëtaren Shyhrete Behluli, me motivacionin se ajo për dekada i është përkushtuar promovimit të këngës popullore shqipe, me këngë atdhetare.

Thaçi ka thënë se këngëtarja Behluli, ka frymëzuar gjenerata të tëra, për heroizmin, atdheun, Kosovën e Shqipërinë.

“Këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli, sot i ndava Medaljen Presidenciale të Meritave. Janë bërë më shumë se katër dekada që pareshtur, me tërë forcat e saj, ajo iu përkushtua zhvillimit dhe promovimit të këngës popullore shqipe. Me këngët e saj për atdheun, flamurin, heroizmin, Kosovën dhe Shqipërinë, janë rritur dhe frymëzuar gjenerata të tëra”, ka thënë Thaçi.

Nuk dihet nëse me medalje të njëjtë do të nderohet edhe ‘bilbili’ tjetër i Mushtishtit, Shkurte Fejza, e cila ka dhënë kontribut të njëjtë me Shyhreten, madje duke e kënduar edhe këngën hit të pasluftës ‘Jo nuk ndahet Mitrovica’, shkruan gazetametro.net.

Ndarja e Kosovës tash në prag të raundit të ri të dialogut me Serbinë, është bërë temë kryesore në Prishtinë dhe Beograd. Thaçi raportimet e tilla të mediave i ka cilësuar si ‘Fake News’, duke thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit