back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeThaçi: Me Jakup Krasniqin, asnjë gjykatë s’mund ta njollos luftën e UÇK-së

Thaçi: Me Jakup Krasniqin, asnjë gjykatë s’mund ta njollos luftën e UÇK-së

Të ngjajshme

Xhelal Sveçla me pritshmëri “shumë të mira” nga seanca e sotme

Xhelal Sveçla tanimë deputet i zgjedhur nga zgjedhjet e...

Zemaj: Pa marrëveshje politike, nuk votojmë asnjë kandidat

Deputeti nga radhët e LDK-së Armend Zemaj pak çaste...

Dixon: Trillim kur Prokuroria thotë se janë konfirmuar veprat e kryera nga Veseli

Avokati Rodney Dixon i cili përfaqëson Kadri Veselin ka thënë se është trillim...

Reagim i fortë nga llogaria e Benitës pas debatit me Labin në BBVK

Pas debatit të fundit mes Benitës dhe Labin në...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar për ftesën që Gjykata Speciale i ka bërë kryetarit të këshillit kombëtar të Nismes Socialdemokrate, Jakup Krasniqit. Presidenti shprehet se pastërtia e luftës do të dëshmohet përballë çdo gjykate.

Presidenti Thaçi, shkruan se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht e pastër dhe e drejtë.

“Asnjë gjykatë, as vendore, as ndërkombëtare, nuk mund ta njollos atë”, shkruan Thaçi, transmeton Gazeta Express.

Thaçi thotë se i çmon të gjithë që bashkëpunojnë me drejtësinë.

“Me Jakup Krasniqin, me anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, komandantët e zonave dhe ushtarët që janë ftuar nga Gjykata Speciale, ne e kemi mbrojtur popullin dhe e kemi luftuar armikun deri në çlirimin e vendit tonë. Si president i vendit, si bashkëluftëtar, e çmoj shumë gatishmërinë e të gjithëve që të bashkëpunojnë me drejtësinë. Duke bashkëpunuar me drejtësinë ndihmojmë që të ngadhënjejë e vërteta për luftën tonë çlirimtare. Jam i bindur që, njëjtë sikurse në të kaluarën, sërish do të dalim fitimtarë. Pastërtia e luftës sonë do të dëshmohet përballë çdo gjykate”, ka shkruar presidenti.

Ndryshe, Jakup Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar sot se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, por nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar.

Të Fundit

Sport

ShowBiz