BallinaThaçi: Marrëveshja e Rambujesë, historike

Thaçi: Marrëveshja e Rambujesë, historike

Të ngjajshme

Një ari gjigant shihet në Jezerc të Ferizajt

Një ari i madh është parë dhe filmuar në...

Chelsea arrin marrëveshje me Xabi Alonson

Chelsea duket se po lëvizë në mënyrë vendimtare drejt...

I jashtëzakonshmi Olise, shpallet lojtari i sezonit në Bundesliga

Michael Olise padyshim ishte ylli i Bayern Munichut këtë...
Zëvendëskryeministri njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Marrëveshja e Rambuillet, ishte një moment i historisë moderne kur bota demokratike dhe Kosova u bënë një, ndërsa Serbia e Milosheviqit ishte në anën tjetër të së keqes.
“U bënë 16 vjet që nga Marrëveshja e Rambuillet. Me miqtë në SHBA që ishin aktorë të bisedave rikujtuam se ky ishte një moment i historisë tonë moderne kur bota demokratike dhe Kosova u bënë një, ndërsa Serbia e Miloseviqit ishte në anën tjetër të së keqes dhe shumë shpejt edhe u dënua për tragjedinë që shkaktoi Kosovës”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Sipas tij Kosova është e pavarur falë bisedave të Vjenës por ato kanë pasur rrënjë në lirinë e fituar pas arritjes së Marrëveshjes së Rambuillet në mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare. “Ishte ky vendim historik që bashkoi skenën politike të Kosovës por edhe solli një prerje dramatike një shekulli tragjik për shqiptarët në Kosovë”, ka theksuar ai.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz