back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeThaçi: Jam i bindur që dekreti për Hotin është i drejt, Kurtit...

Thaçi: Jam i bindur që dekreti për Hotin është i drejt, Kurtit s’po i bie asgjë tamam

Të ngjajshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se dekretimi i tij për Avdullah Hotin kryeministër është i drejt, këtë e bazon në letrat e tij drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe konsultimeve me partitë politike.

Thaçi ka deklaruar se nuk është në betejë me askënd, as me partitë politike e as me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ai tha se është i bindur që dekreti i tij për Avdullah Hotin është i drejt dhe nuk ka asnjë shkelje kushtetuese.

“Unë nuk jam në betejë me askënd, me asnjë parti politike, nuk jam as me Kurtin, por jam këtu për të mbrojtur institucionet e Kosovës, Kushtetutën e saj dhe vendin, unë jam i bindur qe dekreti që kam nxjerrë për ta dekretuar z.Hotin për kryeministër është i drejt”, tha Thaçi.

Duke u përgjigjur për Kurtin, presidenti Thaçi tha se kryeministrit në detyrë asgjë nuk po i bie tamam.

“Atij s’po i bie asgjë tamam që të jemi të qartë”, tha Thaçi shkurt për Kurtin.

Thaçi po ashtu tha se dekretin e Hotit për kryeministër e ka bërë pas LVV nuk ju përgjigjë letrave që ai ia dërgoi, pastaj ai me konsultimin e partive duke respektuar shumicën e tyre ka bërë hapat e mëtutjeshëm.

“Nuk kam marrë asnjë përgjigje nga Lëvizje Vetëvendosje edhe pas dërgimit të letrave, pas kësaj kam vepruar duke i mbledhur të gjitha partitë politike, jam konsultuar me partitë politike, andaj pas konsultimeve me liderët e partive politike ata janë shprehur se nuk janë për zgjedhje të reja, por për një qeveri të re, andaj unë kam vepruar duke i dhënë të drejtën ati që ka bërë shumicën parlamentare”, tha Thaçi në RTV Dukagjini, transmeton Gazeta Metro.

Thaçi tha se Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrin dhe po dëshiron ta plotëson idenë e tij për revolucion ideologjik.//gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz