back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeThaçi ia huq emrin ish-sekretares Albright, ja kujt ia bën “tagg” në...

Thaçi ia huq emrin ish-sekretares Albright, ja kujt ia bën “tagg” në emër të saj

Të ngjajshme

Mbyllet seanca e sotme në Hagë

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, fjalët përfundimtare i...

Dolce merr mesazhin e fortë nga familja (video)

Ditën e sotme, Dolce ka marrë një mesazh të...

Xhelal Sveçla me pritshmëri “shumë të mira” nga seanca e sotme

Xhelal Sveçla tanimë deputet i zgjedhur nga zgjedhjet e...

Në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, në Kosovë erdhën protagonistët, ish Presidenti amerikan Bill Clinton, ish sekretarja e shtetit amerikan, Madeleine Albright dhe gjenerali i NATO’s, Wesley Clark.

Liderët kanë publikuar fotografi nga takimet që i zhvilluan. Edhe presidenti Thaçi e ka bërë një gjë të tillë, por ka gabuar personin kur e ka etiketuar në rrjetin social, Twitter.

Këtë gabim, ai e kishte bërë kur kishte treguar se sekretaren e kishte dekoruar me Medaljen Presidenciale të Lirisë.

Në vend të Madeleine Albright, Thaçi ka etiketuar një Madeline tjetër, që në Twitter quhet Madeline Eskind.

Mirëpo, ky nuk është i vetmi postim në këtë rrjet social që Presidenti Thaçi ia huq emrin e ish-sekretares. Edhe në një publikim të ngjashëm, Thaçi etiketoi po të njëjtin person, Madeline Eskind./express

Të Fundit

Sport

ShowBiz