BallinaLajmeThaçi i dërgon letrën e dytë Kurtit, i kërkon emrin për mandatar...

Thaçi i dërgon letrën e dytë Kurtit, i kërkon emrin për mandatar të Qeverisë (Dokument)

Të ngjajshme

“Ai e ndryshoi lojën”, Arteta me fjalë të mëdha për 16-vjeçarin Dowman

Mikel Arteta e përshkroi momentin kur Max Dowman u...

Mitrovicë: Një person arrestohet pasi dyshohet se sulmoi dy policë

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi dyshohet se...

Ja si eskaloi përplasja mes Juelës dhe Gretës deri te përjashtimi i kësaj të fundit

Greta është përjashtuar mbrëmë nga shtëpia me e famshme...

Katër persona përfshihen në rrahje në Prishtinë, njëri theret me thikë

Katër persona janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje,...

Presidenti i Republikë së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar letrën e dytë liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, për propozimin e mandatarit për formimin e Qeverisë, raporton Front Online.

Këtë e kanë konfirmuar për Front Online nga zyra e Presidentit.

Në këtë letër thuhet se Presidenti i vendit do të ndërmarr veprimin për emërimin e kandidatit/es për formimin e Qeverisë duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues.

Ai tha se përputhje me nenet e Kushtueses obligohet që mundësinë për formim të qeverisë t’ia jep partisë së parë fituese.

Thaçi po ashtu tha se në takimet me liderët e partive ka parë që shumica e tyre janë pro formimit të një qeverie.

“Edhe një herë më duhet t’ua rikujtoj se mandati im kushtetues më obligon të garantoj funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe sigurimin e emërimit të kandidatit/es të ri/re për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës. Si President i Kosovës unë do ta ndërmarr këtë veprim duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë sa më shpejt Qeverinë e tyre të re”, thuhet ndër tjerash në letrën që Presidentit ia ka dërguar Kurtit.

Kurti dje ka thënë se nuk është koha e propozimit të mandatarit kur Kosova po përballet me pandeminë e Coronavirusit. /FrontOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz