BallinaLajmeThaçi fton për unitet politik rreth liberalizimit të vizave

Thaçi fton për unitet politik rreth liberalizimit të vizave

Të ngjajshme

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

Gazetari dhe gjysmëfinalisti i “Big Brother VIP Albania 5”,...

Ben-Meir: Kriza politike rrezikon dialogun me Serbinë dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës

Dështimi për të zgjedhur Presidentin e vendit brenda afatit...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët...

Nagavci: PDK edhe LDK i patën qëllim zgjedhjet

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Nagavci: Opozita e shfrytëzoi postin e presidentit, zgjedhjet s’do të sjellin rezultat të ri

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markovic, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e Malit të Zi për Kosovën dhe për vizitën e tij në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Markovic kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale, gjendjen aktuale politike në rajon dhe për perspektivën evropiane.

Presidenti Thaçi ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë të shkëlqyeshme, duke kërkuar zgjerimin e tyre edhe në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.

Në këtë takim është biseduar edhe për domosdoshmërinë e ratifikimit të shpejt të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për shënimin e vijës kufitare.

“Ftoj për një unitet politik në Kosovë për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, për t’i hapur rrugë liberalizmit të vizave. Kjo do të ishte dhurata më e bukur për qytetarët e Kosovës në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Dushko Markovic, ka theksuar se Mali i Zi do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën dhe do ta thellojë edhe më shumë bashkëpunimin ndërshtetëror.

“Do të bashkëpunojmë ngushtë që t’i realizojmë interesat tona të përbashkët, të anëtarësimit në BE”, u shpreh kryeministri Markovic.

Presidenti Thaçi ka theksuar se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkan.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz