BallinaLajmeThaçi - femrave: Merruni me sport

Thaçi – femrave: Merruni me sport

Të ngjajshme

Në aksidentin me fatalitet në Vushtrri e përfshirë edhe një veturë e policisë

Në aksidentin me fatalitet që ka ndodhur mbrëmë në...

Parashikimi i motit gjatë fundjavës

 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Pse dekreti i Presidentes ishte i domosdoshëm

Shkruan Kolë Krasniqi Në momentet kur institucionet bllokohen dhe Kushtetuta...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjedhur që sot ditën ta kalojë në manifestimin e Komitetit Olimpik të Kosovës, derisa nga aty ka bërë edhe thirrje për të gjitha vajzat e Kosovës që të merren me sport, shkruan Express.

Në ditën botërore për Ambient dhe Sport, presidenti tha se i inkurajon të gjitha vajzat në Kosovë që të ndjekin shembullin e Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës, Distria Krasniqit dhe shumë sportisteve tjera që e kanë lartësuar flamurin e Kosovës gjithkund në botë.

“Ju duhet të besoni në aftësitë tuaja kreative, në përgatitjen tuaj, në mënyrë që të realizoni ëndrrat tuaja dhe aspiratat e shtetit të Kosovës për një imazh më të mirë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Në këto 11 vjet të pavarësisë, presidenti tha se sukseset më të mëdha në sport i kanë sjellë femrat, prandaj ky është një inkurajim shtesë që të vazhdohet edhe më tej.

“Ky është një inkurajim shtesë që ju të merrni pjesë në jetën sportive dhe institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë që ju të arrini edhe më shumë suksese”, ka thënë presidenti Thaçi.

Komiteti Olimpik i Kosovës, Ditën Botërore për Ambient dhe Sport sivjet ia ka kushtuar pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të femrave në sport.

Image may contain: 14 people, people smiling, people sitting, chess, table and outdoorImage may contain: one or more people, people standing, shoes and outdoorImage may contain: 3 people, shoes and outdoorImage may contain: 1 person, smiling, sky, cloud, crowd, tree and outdoor
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz