back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeThaçi fajëson të zgjedhurit që nuk po e implementojnë agjendën shtetërore

Thaçi fajëson të zgjedhurit që nuk po e implementojnë agjendën shtetërore

Të ngjajshme

​KASH: Procesi në Hagë rrezikon të deformojë të vërtetën historike të Luftës së Kosovës

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka shprehur shqetësimin e...

Zhduket një femër në Gjakovë

Një femër raportohet të jetë zhdukur në Gjakovë. Policia e...

Pas heqjes nga rendi i ditës të projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi, nga ana e Qeverisë, ka reaguar Presidenti Hashim Thaçi. Ai ka thënë se të zgjedhurit po e zvarrisin implementimin e agjendës shtetërore por nuk ka fajësuar as opozitën e as Lista Srpskan për dështimin.

Ja çfarë shkruan Thaçi:

“Rrethanat që po krijojnë zvarritjen e mëtutjeshme të implementimit të agjendës shtetërore të marrëveshjeve ndërkombëtare paraqesin shqetësim serioz për qytetarët e Kosovës dhe për partnerët tanë euroatlantikë.

Ky hezitim nga njerëzit e zgjedhur rrezikon pa të drejtë interesat shtetërore, që ndërlidhen me liberalizimin e vizave dhe themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Me këto zvarritje, partnerëve tanë ndërkombëtarë po ua heqim argumentet që të na mbështesin në arritjen e qëllimeve dhe të interesave tona madhore”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz