BallinaLajmeThaçi e fton në takim Kurtin, kryeministri s’e ka në agjendë

Thaçi e fton në takim Kurtin, kryeministri s’e ka në agjendë

Të ngjajshme

Ukaj: Kosova përditë po bëhet më e vogël e më e zbehtë në hartën e botës

Shkruan Ndue Ukaj Kosova është vendi më i varfër në...

Kush po e xhelozon Elijonën?

Influencerja dhe ish-banorja e “BBVK”-së, Elijona, ka folur për...

Arteta, Wenger i ri i Arsenalit?

Ish-ylli i brezit të “Invincibles”, Ray Parlour, ka shpjeguar...

Selin na thotë mirëmëngjesi me një pamje përrallore, nuk është Gimbo

Fituesja e edicionit të pestë të “BBVA”-së, Selin Bollati,...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që të takohet sot me kryeministrin Albin Kurti, duke ia lënë të hapura tri opsione, siç kanë raportuar mediat, në orën 10:00, 11:00 apo në orën 12:00.

Por, në agjendën e kryeministrit sot, nuk përfshihet një takim i tillë me presidentin Thaçi.

Kurti ka refuzuar ftesën e Thaçit për takim para dy ditësh duke thënë se nuk e takon presidentin si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje por vetëm si kryeministër.

“Kur kuptova agjendën se kishte caktuar takime me liderë partish, atëherë thash le t’i mbajë një herë ato takime me liderë partish dhe takohemi si krerë të institucioneve. Pra, unë jam për takim e për bashkëpunim, por jo në atë ditë dhe jo ashtu”, kishte deklaruar Kurti.

Ndërsa në agjendën e kryeministrit sot, parashihen vetëm dy takime të tjera:

Agjenda e kryeministrit:

Kryeministri Albin Kurti pret në takim Ambasadorin e Japonisë në Kosovë, SH.T. Akira Mizutani.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 12:15

Kryeministri Albin Kurti viziton Shoqatën e të Burgosurve Politik.

VENDI: Selia e Shoqatës së të Burgosurve, Prishtinë

KOHA: 13:30

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz