back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeThaçi: Durimi ynë duhet të shpërblehet dhe jo të keqpërdoret

Thaçi: Durimi ynë duhet të shpërblehet dhe jo të keqpërdoret

Të ngjajshme

Drejt përmbylljes procesi i regjistrimit fillestar të pronave në 20 fshatra

Agjencia Shtetërore e Kadastrës po finalizon procesin e regjistrimit...

Vrasja e Charlie Kirk, qëndrimi i Donald Trumpit ndaj dënimit me vdekje

Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje që vrasësi i...

SHBA pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën, Nurellari: Shuplakë për Albin Kurtin

Pezullimi i dialogut strategjik të SHBA me Kosovën, analisti Adri Nurellari, thotë...

Ben Blushi: Albin Kurti, i ndershëm apo i dëmshëm për Kosovën?

Në një postim dhe kritik në Facebook, shkrimtari shqiptar...

Hipertension shkaktohet nga konsumimi i tepërt i kripës

Nuk është më sekret se konsumimi i tepërt i...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq kanë marrë pjesë në Forumin “To be Secure” në Budva.

Thaçi nëpërmjet një postimi në Facebook deklaroi se është fakt që i tërë rajoni ynë po bënë përpjekje për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por për këtë rrugëgim është e nevojshme që vetë BE-ja të mos vonohet me vendimmarrje.

Postimi i plotë i Thaçit:

Në panel me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, para një audience të zgjedhur në forumin “To Be Secure” në Budvë, sot diskutuam hapur për vendet tona, Evropën dhe Ballkanin Perëndimor. Thelbësor në këtë kontekst është fakti që i tërë rajoni ynë po bënë përpjekje për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Por, për t’u bërë ky rrugëtim më shpejt është e nevojshme që vetë BE-ja të mos vonohet me vendimmarrje, sepse sa më shumë që po vonohet, aq më shumë po rritet ndikimi i akterëve tjerë të padëshiruar dhe populizmi në rajonin tonë. Padrejtësia më e madhe ndaj Kosovës po vazhdon të jetë mbajtja në izolim e qytetarëve tanë dhe bllokimi i perspektives për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kosova nuk është duke kërkuar alternativë tjetër, përveç anëtarësimit në BE, NATO dhe OKB. Kjo duhet të jetë e qartë, si për qytetarët e Kosovës, po ashtu edhe për bashkësinë ndërkombëtare. Mirëpo, dua të ritheksoj fuqishëm se në rast se bashkësia ndërkombëtare, respektivisht shtetet anëtare të organizatave ndërkombëtare (BE, NATO dhe OKB), do të vazhdojnë t’i mbajnë dyert e mbyllura për shtetin e Kosovës, atëherë udhëheqësit e institucioneve dhe qytetarët tanë duhet ta mendojnë seriozisht rrugën tjetër për arritjen e qëllimit të njëjtë. Durimi ynë duhet të shpërblehet dhe jo të keqpërdoret! /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz