back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeTeuta Rugova sërish kundër LDK-së

Teuta Rugova sërish kundër LDK-së

Të ngjajshme

Arsenali gati për një transferim surprizë! Refuzohet tentativa e parë nga Newcastle Unitedi

Arsenali po eksploron një lëvizje surprizë në “Deadline Day”...

Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00...

“Kamishi” dorëzon dy ankesa në PZAP

Bekim Haxhiu-Kamishi, kandidati i PDK-së në zgjedhjet e fundit...

Bie vlera e arit dhe argjendit

Një rënie e çmimeve të arit dhe argjendit u...

Deputetja e LDK-së Teuta Rugova, ka dalë përsëri kundër qëndrimeve të partisë së cilës i përket.

Ajo i është bashkuar delegacionit të Kuvendit të Kosovës në kryeqytete evropiane, për të lobuar për liberalizim të vizave, shkruan Gazeta Fokus.

Edhe pse shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se partia e LDK-së nuk i bashkohet turit lobues – turistik të Kryetarit të Kuvendit sepse konsideron se liberalizimi i vizave nuk sigurohet përmes veprimeve të tilla.

“Për të kontribuuar në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, Kryetari i Kuvendit duhet të sigurojë mbarëvajtjen e punëve të Kuvendit të Kosovës për të aprovuar ligjet që janë të lidhura me MSA-në dhe në mënyrë specifike me Agjendën e Reformave Evropiane. Si kryetar i partisë në koalicion, Kryetari i Kuvendit duhet të kujdeset që Qeveria të përmbushë obligimet karshi agjendës për integrim evropian të Kosovës.

Për informim të opinionit, Grupi Parlamentar i LDK-së nuk ka pranuar asnjë shkresë zyrtare nga Kryetari i Kuvendit lidhur me qëllimet e këtij udhëtimi, agjendë të takimeve dhe detale të tjera të rëndësishme për të planifikuar si duhet këtë vizite zyrtare. Udhëtimet e tilla janë shpenzim i panevojshëm i parasë publike dhe dërgojnë mesazh të paqartë tek shtetet e BE-së”, kishte thënë gjatë ditës së sotme Avdullah Hoti.

Veç kësaj, Teuta Rugova kishte mbështetur qeverinë Haradinaj, duke bërë korumin, ku edhe në këtë rast LDK-ja ishte kundër.

Kurse, vëllai i saj Mendim Rugova, së fundi është  emëruar nga Ramush Haradinaj si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit./Gazeta Fokus/

Të Fundit

Sport

ShowBiz