Kanceri i gjirit nuk është fundi, ai mund të jetë vetëm fillimi i një kapitulli të vështirë, tha presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të manifestimit tradicional me moton “Zbulimi i hershëm-mbijetesë”.
E para e vendit inkurajoi të gjitha gratë që mos të kenë frikë nga kontrollet, pasi siç tha diagnostikimi i hershëm është i rëndësishëm.
“Tetori është muaji kur kujtojmë se çdo betejë e jetës mund të fitohet. Sot jemi këtu për të nderuar kauzën dhe frymën e grave që nuk u dorëzuan asnjëherë përballë kancerit të gjirit”, tha ajo.
Ndërkaq, doktoresha në Klinikën e Onkologjisë, Dafina Ademi, tha gjatë këtij viti me kancer të gjirit janë prekur 330 vajza-gra si dhe tre burra.