BallinaLajmeTestuan mbi 7 mijë mostra për 3 muaj, këta janë heronjtë e...

Testuan mbi 7 mijë mostra për 3 muaj, këta janë heronjtë e laboratorit Mikrobiologjik

Të ngjajshme

Belgjika nxjerr ushtrinë në rrugë për mbrojtjen e objekteve izraelite pas sulmeve antisemitike

Autoritetet në Belgjikë kanë vendosur të dislokojnë forca ushtarake...

Ish-trajneri i Dortmundit shihet si favorit kryesor për të zëvëndësuar Valverden te Bilbao

Trajneri kroato-gjerman, Edin Terziq është i papunë që nga...

Ky është inspektori i IPK-së që u plagos sonte në Prishtinë

Një person është plagosur para pak çastesh në Rrugën...

Mbappe: Jam rikuperuar plotësisht nga lëndimi

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe është rikthyer së fundi nga...

Në Kosovë ka filluar testimi i mostrave të dyshimta për Sars-CoV-02 më datën 8 shkurt, ndërsa më 13 mars kanë rezultuar pozitiv dy rastet e para.

Nga data 8 shkurt deri më sot në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik janë testuar afër 7 mijë e 423 mostra të dyshuara me koronaviurs Covid-19.

Krejt këtë punë pa orar dhe pa pushim e kanë kryer një ekip me numër të vogël të epidemiologëve, mikrobiologëve dhe teknikëve të Institutit Kombëtar dhe laboratorit të Mikrobiologjisë, shkruan Gazeta Shneta.

Bëhet fjalë për laboratorin e udhëhequr nga Dr. Xhevat Jakupi, me ekipin e mikrobiologëve Dr. Rrezarta

Bajrami Halili mikrobiologe doktore e shkencave, Greta Lila Azizi mikrobiologe doktore e shkencave, Dr

Pranvera Abazi, Dr Zana Kacaniku, Dr Donjeta Pllana, Dr Aferdita Kuqi dhe Florin Ahmeti teknik.

Ky laborator është themeluar në vitin 2009 dhe është qendër referente për gjithë Kosovën pasi është i vetmi i tillë në vendin tonë.

Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik aktualisht punojnë 29 mikrobiologë, 12 në Prishtinë dhe 17 në qendrat rajonale, shkruan gazetashneta.

Për nevoja bazike ky Institut ka deklaruar se ka nevojë edhe për 32 mikrobiologë të tjerë, ndërsa nevojiten edhe 29 specializantë për Mikrobiologji Klinike për SHSKUK-në.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz