BallinaJetëTest i ri gjaku zbulon moshën biologjike dhe rrezikun e sëmundjeve të...

Test i ri gjaku zbulon moshën biologjike dhe rrezikun e sëmundjeve të lidhura me plakjen

Të ngjajshme

Chelsea në kërkim të mrekullisë ndaj PSG-së, formacionet zyrtare

Një tjetër ndeshje spektakolare sonte zhvillohet në Londër, mes...

Izraeli po punon për të kapur raketat e lëshuara nga Hezbollahu, thotë IDF

Zëdhënësi i IDF-së, Avichay Adraee, thotë se Hezbollahu ka...

“Toki” jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Prishtinës

Rikthimi i Afrim Tovërlanit si trajner i Prishtinës ka...

“Mos më turpëro” – Gimbo këshillon Selin nëse del nga BBV 5

“Ndiqe zemrën, edhe çfarë të thotë zemra” Gimbo i ka...

Studiuesit në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusets kanë zhvilluar një test inovativ gjaku që analizon mbi 200 proteina për të vlerësuar shkallën biologjike të plakjes së një individi.

Sipas hulumtimit, ky test, i ndërtuar përmes teknikave të mësimit makinerik, është në gjendje të parashikojë gjasat e një personi për të zhvilluar 18 sëmundje serioze të lidhura me moshën, si dhe rrezikun e vdekjes së hershme nga çdo shkak, shkruan burimi Health News përcjell Gazeta Shneta.

Studimi ofron njohuri të reja mbi mekanizmat biologjikë që qëndrojnë pas sëmundjeve të lidhura me plakjen, duke ndihmuar në kuptimin më të thellë të rolit që luajnë gjenetika dhe faktorët mjedisorë në këtë proces.

Hulumtimi, i publikuar në revistën shkencore “Nature Medicine”, sugjeron se proteoma – pra, i gjithë koleksioni i proteinave të prodhuara nga një organizëm – mund të jetë një tregues më i saktë i moshës biologjike sesa mosha kronologjike.

Qëllimi kryesor i studimit ishte krijimi i një “ore proteomike të plakjes”, e cila do të ndihmonte në parashikimin e rrezikut për sëmundje të zakonshme që shfaqen me kalimin e moshës.

Duke krahasuar funksionin biologjik të një individi me atë që pritet për moshën e tij kronologjike, studiuesit arritën një vlerësim më të saktë të plakjes.

Analiza u bazua në të dhënat e 45,441 pjesëmarrësve të moshës 40–70 vjeç nga Biobanka e Mbretërisë së Bashkuar dhe u verifikua në dy biobanka të tjera në Kinë dhe Finlandë.

Studiuesit identifikuan 204 proteina kyçe dhe një grup prej 20 proteinash që ruajtën 91% saktësi në parashikim.

Ky vlerësim u lidh ngushtë me shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, kancerit, sëmundjeve neurodegjenerative dhe rritjen e rrezikut të vdekshmërisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz