back to top
Wednesday, November 5, 2025
BallinaLajmeTerras kërkon nga BE-ja t’i heq masat ndaj Kosovës

Terras kërkon nga BE-ja t’i heq masat ndaj Kosovës

Të ngjajshme

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës...

Brahimaj: Nuk do ta votoj Konjufcën për kryeministër

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se nuk...

Aeroporti i Brukselit pritet të rihapet, pas pranisë së dronëve

Aeroporti kryesor i kryeqytetit të Belgjikës pritet ta rifillojë...

Komisioni Evropian ka publikuar të martën Raportin e Progresit për Kosovën për periudhën 2024-2025, ku vlerësohet se vendi ka bërë përparim, qoftë edhe të kufizuar, në disa fusha.

Sidoqoftë, raporti nënvizon ndikimin e ngërçit politik në rrugën evropiane të Kosovës.

BE-ja përgatit këto raporte për të gjitha vendet që synojnë anëtarësimin në bllokun evropian, duke ofruar një pasqyrë të gjendjes politike, ekonomike dhe institucionale të tyre.

Raportuesi për Kosovën, Riho Terras, e përshkroi vitin e kaluar si të trazuar dhe u bëri thirrje institucioneve të BE-së të heqin masat kufizuese që janë vendosur ndaj vendit.

Ai theksoi se Kosova ka treguar qëndrueshmëri dhe përkushtim, duke ruajtur rendin publik, paqen dhe vazhdimësinë demokratike, dhe është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet evropiane.

“Kosova ka treguar qëndrueshmëri dhe përkushtim, duke ruajtur rendin publik, paqen dhe vazhdimësinë demokratike, dhe është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet e BE-së. Ne duhet të përgjigjemi me të njëjtën guxim dhe qëndrueshmëri politike”, tha Terras.

Raporti i Progresit do të përdoret si bazë për vendimet e ardhshme të BE-së lidhur me integrimin e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz