BallinaLajmeTërmkolli e paqartë për votën e Demarkacionit

Tërmkolli e paqartë për votën e Demarkacionit

Të ngjajshme

Të premten dita e parë e Bajramit, BIK-u del me njoftim

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe...

Shërbimi Suedez i Sigurisë: Rusia, Kina dhe Irani vënë në shënjestër Suedinë

Rusia, Kina dhe Irani janë kërcënimet më të mëdha...

Kërkohet për grabitje me armë, policia publikon videon e rastit

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, me autorizim...

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli nuk ka treguar saktësisht nëse do të votoj pro apo kundër marrëveshjes së Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ndonëse shefi i saj, kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar nga deputetët e LDK-së të votohet kjo marrëveshje, Tërmkolli thotë se ai s’mund ti përzihet në këtë çështje. Në një prononcim për “Indeksonline”, ajo thotë se votën për Demarkacionin  do ta tregojë në seancën e 1 shtatorit.

“A bën me na lënë rehat ne me vendos vet, mediet të na lënë rehat ne me vendos vet. Unë e tregoj në parlament votën time. Mustafa i ka punët e veta, unë jam deputete e ai është shef i partisë dhe unë e di detyrën që e kam. E dini qatë ditë në Parlament me emër të Zotit, keni me ditë shumë mirë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, i pari i LDK-së disa herë është diku bërë thirrje që marrëveshja për demarkacion të votohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe ata të opozitës.

Është në përgjegjësinë e deputetëve që të vendosin, por, sipas Mustafës, nuk ka asnjë “arsye që deputetët të mos e përkrahin Marrëveshjen, duke mundësuar forcimin e sovranitetit të vendit dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në BE”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz