back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeTërmeti në Kosovë, shqetësim ndërtimet e një dekade pas luftës

Tërmeti në Kosovë, shqetësim ndërtimet e një dekade pas luftës

Të ngjajshme

Policia e Kosovës shpall në kërkim dillerin shqiptar

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dillerin shqiptar,...

Vrasje në tentativë në Partesh, lëndohen dy persona

Një vrasje në tentativë është raportuar dje në Partesh. Pas...

Muharremi: Pas 28 dhjetorit nuk do të ketë qeveri të Vetëvendosjes

Analisti Shenoll Muharremi përmes një postimi në llogarinë e...

Aktorja Fatlume Bunjaku, ndër 10-shen e aktoreve më të premtuara të Evropës për vitin 2026

Aktorja kosovare, Fatlume Bunjaku Bunjaku është përzgjedhur si një...

Vrasje në tentativë në Partesh, lëndohen dy persona

Një vrasje në tentativë është raportuar dje në Partesh. Pas...

Një tërmet i lehtë 3.1 shkallë ka goditur Kosovën në orët e hershme të mëngjesit, pa shkaktuar dëme materiale apo shqetësime serioze te qytetarët. Ndonëse tërmetet me magnitudë të vogël nuk përbëjnë rrezik të madh, sipas sizmologëve, janë sinjal i qartë se rajoni mbetet sizmikisht aktiv.

“Bazuar në hartën e rrezikut sizmik, pra, territori i Kosovës ka tri apo katër zona me aktivitet më të lartë, kurse i ka disa zona me aktivitet më të ulët. Por, megjithatë çdo sipërfaqe brenda territorit të Kosovës është zonë sizmike”, tha Shemsi Mustafa, drejtor i Institutit Sizmologjik të Kosovës.

Përballë këtij pohimi, duke iu referuar standardeve të ndërtimit, që shpesh mbesin vetëm fjalë në letër, nga këndvështrimi i një sizmologu, fatkeqësisht ndërtimet në vend nuk mund t’i bëjnë ballë as edhe një tërmeti me magnitudë jo shumë të lartë. Ndaj shtrohet domosdoshmëria për plotësim të kritereve bazuar në parandalimin e katastrofave të mëdha.

“Diku ndërtesat, për Kosovë po flasim, viteve të ’60-ta shumë pak është përfshirë parametri sizmik. Ndërtesat prej viteve ’70-ta deri në fundin e viteve të ’90-ta është përfshi parametri sizmik.  Çka është shqetësuese është për ndërtimet në një dekadë pas luftës që faktikisht ka projektuar çdokush, ka ndërtuar çdokush”, tha Mustafa.

Në këtë kontekst, edhe njohës të fushës së ndërtimtarisë nënvizuan se respektimi i standardeve të ndërtimit dhe sidomos intervenimi në objektet e vjetra, është thelbësor për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe për zvogëlimin e rrezikut në rast të tërmeteve më të fuqishme.

“Ne jemi permanent skeptikë për këto çështje dhe permanent  bëjmë studime dhe shqetësimet i kemi vazhdimisht për objektet ekzistuese dhe sidomos për objektet e vjetra, objekte të ndërtuara jashtë kodeve, ligjeve që sot kërkohen për ndërtimin dhe për kapacitetin mbajtës të objekteve, strukturave të tyre.

Ekspertë të inxhinierisë së ndërtimit bëjnë thirrje që institucionet e Kosovës, të cilat certifikojnë projektet për çështjen e stabilitetit të strukturave, të kalojnë procesin përmes institutit gjegjës dhe fakultetit përkatës.

Sipas vlerësimeve sizmologjike, zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Kosovë janë rajoni i Dukagjinit, Prizrenit, Gjilani, Vitia, Ferizaj por edhe Prishtina dhe zonat përreth, ndonëse me një shkallë më të ulët. Tërmeti më i madh i fundit që ka goditur Kosovën u regjistrua në zonat e Ferizajt, Vitisë dhe të Gjilanit, me magnitudë 6.1./rtk

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz