back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaBotëTërmeti në Itali, shihni ku e kaluan natën banorët e tmerruar (Foto)

Tërmeti në Itali, shihni ku e kaluan natën banorët e tmerruar (Foto)

Të ngjajshme

Sot pritet të rikthehen aktivitetet zgjedhore në Maqedoni të Veriut

Kandidatët e partive dhe koalicioneve tjera të cilët kanë...

U vetaksidentua me biçikletë, ndërron jetë një person në Prizren

Një mashkull, shtetas i Kosovës, ka ndërruar jetë pasi...

Ia vodhi babait mbi 24 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari në Shtime

Një person është arrestuar të martën për vjedhjen e...

Vajza sulmohet nga ariu në Mamushë, shpëton në momentin e fundit

Një vajzë në Mamushë, Kosovë, shpëtoi në momentin e...

Pas lëkundjes së fortë sizmike që goditi Italinë Qendrore mëngjesin e së mërkurës në 3.36 minuta me orën lokale, gjendja e banorëve të tmerruar nuk është përmirësuar aspak.

Përkundrazi përveç dhimbjes për njerëzit e humbur dhe shkatërrimit të shtëpive, frika nga lëkundjet e tjera ka pushtuar secilin prej tyre.

Lëkundjet sizmike nuk janë ndaluar gjatë gjithë ditës së djeshme dhe natës së mbrëmshme në provincën e Rietit, Amatrice, Accumoli, dhe Arquata del Tronto të cilat janë zonat më të dëmtuara.

Familjet e mbetura pa strehë, janë detyruar ta kalojnë natën në çadrat e improvizuara në Accumoli, por shumë prej tyre kanë fjetur nëpër makina, përcjell mapo.al.

Vetëm gjatë natës, janë ndjerë rreth 60 lëkundje të tjera.

Një lëkundje me magnitudë 4.5 në orën 5 e 17 të mëngjesit me epiqendër në Accumoli ka rrëzuar pjesët e mbetura të ndërtesave të shkatërruara, shkruan “Corriere.it”.

Sipas Institutit Kombëtar italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti i fuqishëm kishte magnitudë 6.0, në një thellësi prej 4 km me epiqendër në Accumoli, afër Rietit dhe ka zgjatur plot 142 sekonda.

Ndërsa pak minuta më vonë, dy lëkundje të tjera, me magnitudë 4.4 me epiqendër në Matriçe kanë zgjatur 60 sekonda. Më pas lëkundje të tjera më të vogla kanë vijuar.

Bilanci provizor flet për 247 viktima, mes të cilëve shumë fëmijë. Në Reatino, mes Matrice dhe Accumoli kanë humbur jetën 190 persona, në Ascoli Piceno 57 të tjerë. Ndërsa sipas Mbrojtjes Civile, janë rreth 400 të plagosur.

Po ashtu rreth 2500 persona, mes tyre 1500 janë zhvendosur në Marche, mes Arquata dhe Pescara del Tronto.

Për kërkimin e personave nën rrënoja po punojnë rreth 880 anëtare të ekipeve të shpëtimit.

t1

t2

t3

t4

t5

t6

t7

t8

t9

t10

t11

t12

t13

t14

t15

t16

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz